Zyrtarisht të hënën e 12 tetorit do të përfundojë karantina e presidentit të Amerikës Donald Trump. Duke mos e deklaruar direkt, këtë detaj e ka bërë vetë të ditur Trump, i cili të premten e 2 tetorit u shtrua në spital për shkak të koronavirusit.
Presidenti i Amerikës ka njoftuar se të hënën do të jetë në Sanford Florida për një tubim të madh.
Por e debatushme në SHBA është se Shtëpia e Bardhë nuk ka zyrtarizuar shërimin e Trump nga COVID-19 edhe pse kanë paralajmëruar që të premten Presidenti do të bënte testin.
“Do të jem në Sanford, Florida të hënën për një tubim shumë të madh!”- shkruan Trump.



