
Në studion e MCN Live Klevis Balliu duke komentuar për zgjedhjet e 14 majit deklaroi se 15 maj do të jetë një ditë e lumtur për të gjithë ata persona që duan ndryshimin. Ai tha se do të fitojmë shumicën e bashkive sepse në të udnërt nuk quhet fitore, ndërsa shtoi se bashkitë falimentuan sepse u vodhën. Sipas tij, fitoren e Shkodrës, Durrësit, Elbasanit dhe Tiranës nuk i diskutojmë fare.
Denoncimi i një krimi nuk është çështje vetëm elektorale por dhe një detyrim ndaj qytetarit dhe denoncimi i kriminelëve që kanë këta në parti, ai denoncim është i nevojshëm, ke detyrë kombëtare ta bësh sepse partitë politike janë mbrojtëse të interesave kombëtare dhe çdo person publik apo parti politike ka detyrën ta denoncojë krimin. Në çdo bashki sot nuk ka asnjë kuptim që të ketë një socialist në krye, 15 maji do të jetë një ditë e lumtur për të gjithë ata që e duan ndryshimin. Fitore quhet marrja e shumicës së bashkive.
Nuk ka diskutim për të fituar Shkodrën, PS janë inekzistent atje, ky koncept nuk ekziston fare, Durrësi, Elbasani po e po, Tirana. Për shkak të përplasjeve në Vlorë PS e ka kthyer në qytetin e humbjes së njerëzve ja dha njerëzit mafies, dhe sot për shkak të përçarjes PS atje nuk e di ku ka kokën. Për shkak të një sulmi në sheshin e flamurit, duke ofenduar pikërisht Vlorën aty ku i prek në shpirt qytetarët e Vlorës ata nuk ja falën. Ai shkoi për të shkatërruar Vlorën dhe ata nuk ja falin. Ne jetojmë për qytetarët, për bandat është parti tjetër. Tiranën e fiton Këlliçi sepse vjedhja, krimi që ka shpartalluar ekonominë dhe shpopullimi janë arsyeja pse duhet të fitojë e djathta zgjedhjet,



