Dritan Dajti i është drejtuar me një letër Gjykatës së Elbasanit, të cilës i kërkon lirimin nga burgu. Në përfundimit të dënimit për Dajtin.

Në letër argumentohet se në bazë të një vendimi që po kjo gjykatë ka dhënë më 30 prill të këtij viti, Dajtit i janë zbritur 43 ditë nga dënimi.

Po ashtu, rezulton se i dënuar e ka kryer dënimin prej 25 vitesh burg, dhënë nga e njëjta gjykatë në vitin 2020, pas bashkimit të dënimeve.

Në bazë të këtyre vendimeve, të cilat kanë formë të prerë, Dajti rezulton se ka shlyer përfundimisht dënimin e tij më 4 korrik, pra një ditë më parë.

Por sipas Dajtit, pavarësisht kësaj, drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerrë urdhrin me shkrim që personeli i institucionit të kryejë veprimet për lirimin e tij.

Gjykata e shkallës së parë e ka dënuar Dajtin me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër policëve në gusht të 2009-së në Durrës. Por Gjykata e Apelit e ka ndryshuar vendimin, duke e reduktuar në 25 vite burg, dënim të cilin Dajti e ka përfunduar dje.

Kundër këtij vendimi, në Gjykatën e Lartë është paraqitur një rekurs i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila kërkoi lënien në fuqi të dënimit të parë, pra atij të përjetshëm.

Në qershor, Gjykata e Lartë pranoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke rrëzuar në këtë mënyrë vendimin e Apelit, që e dënonte Dritan Dajtin me 25 vjet heqje lirie.

Në gusht të vitit 2009, Dritan Dajti vrau punonjësit e Grupit të Operacioneve Speciale në Policinë e Shtetit, Fatos Xhani, 48 vjeç Altin Dizdari, 33 vjeç, Saimir Duçkollari, 32 vjeç dhe Kastriot Fesko, 40 vjeç.
Në masakrën e Durrësit mbeti i vrarë dhe Ledion Mara, shoku i Dritan Dajtit. letrën që mban firmën e përfaqësuesit ligjor të Dajtit, Alban Kapxhiu, gjykatës i kërkohet deklarimi i