Opozita ka nisur protestën e paralajmëruar në pesë pika kyçe të vendit. Protesta e koordinuar njëorëshe po zhvillohet e qetë, ndërsa akset rrugore janë bllokuar.
Efektivë të policisë ndodhen në të gjitha pikat ku po zhvillohen protestat e njëkohshme.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u është bashkuar protestuesve të mbledhur në sheshin “Shqiponja”, në hyrje të Laprakës.
Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike për organizimin e zgjedhjeve të lira.



