Situata e Covid, MSH: 67 raste të reja infektimi në 24 orët e fundit

Situata e Covid, MSH: 67 raste të reja infektimi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë nxjerr raportin e 24 orëve të fundit të situatës së koronavirusit, ku nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Nga 1249 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 67 qytetarë.

Rastet e reja janë 24 në Tiranë, 9 në Fier, 3 në Shkodër, Durrës, Lushnjë, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, 2 në Divjakë, Konispol, Kolonjë, 1 në Tropojë, Rroskovec, Selenicë, Sarandë, Përmet, Korçë, Kuçovë, Skrapar, Elbasan, Gramsh.

Ndërkohë janë 365 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,068 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika 27 Prill 2022

Raste të reja ditore      67

Të shëruar në 24 orë    38

Të shtruar në spitale     7

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore         1.249

Testime totale        1,803,166

Raste pozitive         274,929

Raste të shëruara      271,068

Raste Aktive             365

Humbje jete            3,496

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy