Vëllai i gjyqtares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Natasha Mulaj, është plagosur me thikë. Sipas burimeve nga policia, shtetasi Admir Mulaj dyshohet të jetë plagosur pak ditë më parë, ndërsa policia nuk ka një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Farkës. Mësohet se autori i ngjarjes nuk është identifikuar, kjo pasi Admir Mulaj nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë, duke deklaruar se nuk e njeh personin që e ka goditur me mjetin prerës. Mulaj është biznesmen në fushën e ndërtimit në Tiranë.
(Natasha Mulaj)
Kujtojmë se një vit më parë ai është kallëzuar për një skemë mashtrimi nga një tjetër biznesmen. Biznesmeni vlonjat pretendonte se kishte paguar një shumë parash për një apartament, por nuk e kishte marrë atë. Ndërkohë, edhe vetë Mulaj e kishte kallëzuar biznesmenin tjetër nga Vlora për mashtrim.



