
Sektori i blegtorisë sipas ekspertit të bujqësisë, Ilir Pilku, është në rrugë jo të mbarë.
Ai tha në një komunikim me edicionin e “MCN live”, se i kanë dërguar disa kërkesa ministrisë së Bujqësisë, dhe rekomandimet e tyre shpresohet në merren si bazë për zhvillim të bujqësisë.
Sipas Pilkut, akoma nuk ka politika strategjike dhe zhvillimore për blegtorinë.
“Në fakt është pak herët të flasim për të gjykuar për drejtimin dhe politikat e reja të bujqësisë sepse ministrja Krifca ka dy muaj në këtë detyrë, por rekomandimet tona shpresojmë të marrin një këshillim të mirë. Ne akoma nuk kemi një strategji zhvilluese të eksporteve, ne çdo gjë që e bëjmë, e bëjmë në mënyrë sporadike. Me këtë rast, duhet të përcaktohet strategia e tregjeve të ndryshme, dhe mënyrat kontraktuale që këto tregje kërkojnë në rol me prodhuesin shqiptar.
Eksperti i bujqësisë, hoqi një paralele me faktin se blegtoria në vend është për 2 përqind më poshtë se 100 vitë më parë,.
“Jemi më keq për numrin e krerëve, për 2 përqind, sesa blegtoria e 100 viteve më parë, kjo tregon se ku jemi sot, kemi pyje, kullote, duhet të ishim një vend blegtoral, ne mundtë ishim si Greqia, ku blegtoria është primare. Kemi një balancë jashtëzakonisht negative, blegtoria ka një rënie drastike, si në prodhim krerësh ashtu edhe prodhim mishi, ne importojmë lëndë të parë qumështin, për të mbajtur gjallë fabrikat, 37 përqind të produktit vijnë nga importi, dhe lënda e parë që është në prodhimet bazë nuk e sigurojmë dot dhe e marrim nga Serbia, pra kemi arritur në një situatë alarmante, dhe kjo kërkon një vëmendje të politikave bujqësore.
Sipas Pilkut, vendi ka mungesë të ekspertëve bujqësore, të cilët do të ndihmonin fermerët për informim në politikat bujqësore,
“Ajo që do të them se rreth 280 eskesionistë (ekspertë bujqësie) nuk mund të mbulojnë mijëra ferma, që ka Shqipëria, por ministria duhet të përdori kanale të tjera informuese për fermerët, ku ata të mund të informohen për çdo tjetër që lidhte me prodhimin bujqësor”.



