Anija kozmike private  “Blue Ghost” ulet në Hënë

Anija kozmike private “Blue Ghost” ulet në Hënë

Një anije kozmike private është ulur në Hënë, duke u bërë pajisja e dytë komerciale që prek sipërfaqen hënore.

“Blue Ghost” u shkëput nga Toka më 15 janar, pasi u lëshua nga firma amerikane “Firefly Aerospace” me synimin për të eksploruar të ashtuquajturin “Mare Crisium”, një krater i madh i dukshëm nga Toka.

Projekti është bashkëpunimi më i fundit i agjencisë amerikane të hapësirës Nasa dhe kompanive private. “Intuitive Machines”, një tjetër firmë, shpreson të zbarkojë anijen e saj kozmike “Athena” pranë polit jugor të Hënës në ditët e ardhshme.

“Intuitive” ishte kompania e parë private që arriti një ulje hënore. Anija e saj kozmike “Odysseus” mbërriti në Hënë më 22 shkurt të vitit të kaluar.

Megjithatë, misioni ishte jetëshkurtër pasi anija kozmike u ul në shpatin e një krateri, pësoi dëmtime në pajisje dhe mandej u shkatërrua.

"Blue Ghost" u ul pa probleme, pasi kishte qenë në orbitën e Hëns, në dy javët e fundit.  

Stafi në selinë e “Firefly” në Teksas shpërtheu në duartrokitje dhe brohorima kur u bë me dije se ulja ishte realizuar me sukses. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy