Kopenhagen njihet si qendra e gjelbërimit. Ekologjik, kreativ dhe shumë risi, qyteti danez është gjithmonë një shembull për jetën e shëndetshme, mbase kjo e bën edhe një nga qytetet me banorët më të lumtur në botë.
Risia më e fundit quhet “Ishujt e Kopenhagen”, është parku i parë i shpërndarë në botë. Bëhet fjalë për disa ishuj artificiale, me përmasa të vogla, por funksion të madh. Këto ishuj do të ndihmojnë vetë danezët dhe turistët të shijojnë gjelbërimin në distancë nga njëri-tjetri.

Ishujt e vegjël që do të shpërndahen në det dhe do të jenë të ndryshëm në pamje nga njëri-tjetri dhe do të kenë funksione të ndryshme. Ishujt e vegjël mund të ofrojnë mundësi të ndryshme argëtimi, duke nisur nga sauna private, parket i mobiluar, barbeque etj.. nuk do të mungojnë dhe ishujt kafene ku mund të ndalohet për të konsumuar një pije.
Modeli i parë është eksperimentuar me sukses në vitin 2018, një ishull 25 metër katrorë, ku janë realizuar sete fotografikë dhe evente.



