
Avokati Marsid Gupi tha në studion e emisionit “Zonë e Lirë” në MCN Tv se me provat e reja të paraqitura ditën e sotme në Apel do të rëndohet pozita e kryebashkiakut Veliaj.
Ose e ka ndjerë veten shumë të fuqishëm dhe të paprekshëm në ato momente, flasim në konstekstin e asaj kohe pasi konsteksti gjeopolitik nuk kishte ndryshuar dhe dihet që afilacioni i Veliajt ka qenë me fondacionin “Shoqëria e Hapur” dhe Alex Soros. E kemi parë që ka ardhur shpesh në Tiranë. Deri në ato momente ka pasur garanci politike që nuk cenohet ose nuk preket.
Duke qenë se hetimet intensive janë bërë dy muajt e fundit flasim për një realitet komplet tjetër. U zgjodh Trump. Trump kishte artikuluar dhe më parë luftën e tij kundër axhendës liberale.
SPAK-u është një institucion që i përgjigjet flukseve dhe interesave të linjave të DASH dhe konjukturave.
Në procese penale, sidomos kur kemi apelim të masës, gjithmonë kur sillen prova të reja, kur avokatët ose njihen atë ditë ose i jepet një ditë kohë dhe shtyhet. Gati në 99% të rasteve pozita e të pandehurit rëndohet, kur sillen fakte në apelimin e masës së sigurimit. Mendoj se do i rëndohet pozita.



