Presidenti panamez Jose Raul Mulino tha se nuk do të rinovonte një memorandum mirëkuptimi të vitit 2017 për t’iu bashkuar Nismës së Rrugës së Mëndafshit të Kinës dhe do të kërkonte të punonte me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për investime të reja, përfshirë projektet e infrastrukturës.
Pas takimit me Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, lideri panamez shtoi se sovraniteti i vendit mbi Kanalin “nuk vihet në diskutim”.
Disa media amerikane kanë raportuar se Rubio do të udhëtojë në Panama dhe vende të tjera të rajonit në ditët në vijim, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si sekretar i shtetit të SHBA.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmuan në ndërtimin e kanalit dhe e kontrolluan atë kur u përfundua për herë të parë në 1914, por një traktat i vitit 1977 vendosi skenën që SHBA t’i jepte kontrollin e plotë të rrugës ujore Panamasë në 1999.
Trump e ka bërë blerjen e kanalit prioritet kryesor të politikës së jashtme, duke pretenduar pa prova se Panamaja po ngarkon shumë anijet amerikane dhe po lejon praninë ushtarake kineze rreth kanalit.



