
Në takimin e djeshëm të ministrave të Mbrojtjes pati një mesazh të fortë nga të gjithë aleatët e NATO-s: ne jemi gati për një luftë të gjatë, jemi gati të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje thelbësore dhe të paprecedentë për Ukrainën.
Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas mbërritjes së tij me sekretarin amerikan të mbrojtjes, Lloyd Austin, në takimin e ministrave të mbrojtjes të Aleancës në Bruksel.
Agresioni rus nisi më 24 shkurt, duke shkaktuar me mijëra të vrarë nga të dyja palët, në atë që Vladimir Putin e pagëzoi si operacion special ushtarak për denazifikimin dhe çmilitarizimin e Ukrainës.



