Basha: Listave nuk u heq asnjë presje

Basha: Listave nuk u heq asnjë presje

Pavarësisht se lista e kandidatëve për deputetë të PD-së u prit me shumë kundërshtime, kryetari Basha thotë se nuk i heq përzgjedhjes së tij asnjë presje. Duke iu përgjigjur kritikëve lidhur me listën e kandidatëve të PD-së ku u përjashtuan shumë anëtarë të vjetër, mes tyre dhe Jozefina Topalli, Arben Imami, Astrit Patozi, Majlinda Bregu etj., Basha tha gjatë një takimi elektoral në Berat se ekipi i tij është frymëzim për atë që ai e quan Republikë e Re.

 “Rruga e Kombit dhe heqja e vizave janë punë e lodhshme dhe vendime të vështira që unë mora për ju. Para dy ditësh mu desh të merrja të tjera vendime të vështira. Unë i kam marrë këto vendime dhe nuk i heq as presjen. Ekipi i ri me frymëzim të ri për republikën e re”, tha ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy