Partia Demokratike e kryesuar nga Sali Berisha ka depozituar në kuvend një projekt-rezolutë për dënimin e masakrës dhe gjenocidit serb në Kosovë. Rezoluta është paralajmëruar më 10 maj nga deputeti Tritan Shehu, i cili në një lidhje Skype me studion e lajmeve në MCN TV, tha se maxhoranca ka paralajmëruar të njëjtën qasje që mbajti në lidhje me rezolutën për Srebrenicën, e cila u hodh poshtë pak javë më parë. Sipas Shehut, kjo është rezultat i presionit të Vuçiç.
Ajo që ka bërë zonja Felaj në një emision televiziv. U bëj thirrje deputetëve të parlamentit të keqpërdoren të mos bëjnë atë që bënë për Srebrenicën. Miratimi i kësaj rezolute është një domosdoshmëri. Pse i shmanget maxhoranca. Zonja Felaj e tha dje që bie ndesh me Ballkanin e Hapur. Janë presionet e Vuçiçit. Ai tha para pak muajsh që Serbia do të bëjë çdo gjë që të pengojë rezolutat që dënojnë krimet e luftës qoftë në Bosnje, qoftë në Kosovë. Unë u kërkoj të gjithë deputetëve të zhvishen nga varësitë dhe të votojë pro këtyre rezolutave. Ka ardhur momenti të mendohet qartësisht dhe të dilet nga varësia e Vuçiçit.
I pyetur në lidhje me një kërkesë të ngjashme të depozituar pak ditë më parë në Parlament edhe nga grupi i deputetëve të mbështetur nga Enkelejd Alibeaj, Shehu tha se zgjidhja më e mirë është unifikimi i qëndrimeve.
Është e drejta e çdo deputeti. I përgëzoj. Është mirë që çdo deputet shqiptar të paraqesë amendamente të tilla. Të dalim të gjithë me një rezolutë të përbashkët, të kërkojmë që ngjarje të tilla të mos përsëriten më. Unë mendoj se ka hapësirë për të gjithë. E keqja është nga ata që kërkojnë të bllokojnë këtë rezolutë nga frika e Vuçiçit.



