
Dita sot parashikon një mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu. Në zonat malore parashikohet të ketë dhe reshje të pakta bore.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-42 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 10°C.



