Arrestimi i Veliajt/ Rama thyen heshtjen: E mbyllën pa gjyq në qeli. Proces hetimor i çuditshëm!

Arrestimi i Veliajt/ Rama thyen heshtjen: E mbyllën pa gjyq në qeli. Proces hetimor i çuditshëm!

Kryeministri Edi Rama komentoi sot për herë të parë arrestimin nga SPAK të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. 

“Marrja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që detyrën ia kanë lënë mbi shpatulla treçerek zgjedhës është një ngjarje tejet e madhe që nuk mund ta kaloja si 5 vite me 's’kam koment' ",  tha Rama në rubrikën e tij "Sy m'sy".

Kreu i qeverisë shtoi se: “Ajo që më ka shqetësuar ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje, njerëz të artit dhe kulturës, që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franz Kafkës”.

Ai tha se bëhet fjalë për një “proces hetimor i çuditshëm, i nisur nga një novelë pafundësisht fletësh, që ka pjellë një roman 400 faqësh, ku prokurorët dhe gjykatësit kanë arritur nëpikën që dhe një nënë të një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me 'arrest shtëpie' pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është e thjeshtë: Kush do e çojë dhe marrë këtë fëmijë në shkollë?!"

Rama sulmoi po ashtu Berishën dhe drejtuesit e partive të reja që kërkuan dorëheqjen e tij pas arrestimit të kryebashkiakut. 

Ajo që ishte vërtet interesante ishte se si u ekzaltuan nga arrestimi i Erionit, kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe se si u turrën për të kërkuar dorëheqjen time. Madje jo vetëm oxhaku i vjetër me blozë i partisë së bufit të kënetës, por edhe mangallët e partickave, që ua kam thënë, të re kanë vetëm moshën e pronarëve të tyre, asgjë tjetër s’kanë. U përndezën nga era e mishit me gjak, dhe kanë vënë shishen këtu poshtë, si dikur në radhën e qumështit, që të vijnë të kërkojnë dorëheqjen time, sonte njëri, nesër tjetri, se u bë deti kos tani dhe o burra të hidhemi te Kryeministria!”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy