Ish-prokurori Ervin Karanxha tha në studion e MCN Live se nga 2016 është riregjistruar një rritje e futjes së krimit të organizuar dhe parave të pista në ekonomi.
Duke vijuar, Karanxha tha se ambasadorët duhet të reagonin më herët, pasi nuk është fenomen i tanishëm duke shtuar se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e shkatërrimit të sistemit të drejtësisë.
Që pas 2016 kemi rritje të rasteve të futjes së krimit të organizuar dhe parave të krimit të organizuar në ekonomi. Reforma që u bë për të reformuar sistemin ka bërë të lulëzojnë këto kompano. Duhet punë e madhe se nga 2016 shihet rritje e rasteve të tilla. Ka qenë më pak në raport me 2013. Si mund të luftohet kur njerëzit profesionistë në sistemin e drejtësisë janë larguar. Ku ka qenë ky ambasadori evropian më herët? Duhet të hiqet dorë nga raportet fiktive dhe të shihen kush janë problemet konkrete të drejtësisë.
Nuk ka ndodhur ndonjëherë që grupe të strukturuara kriminale të jenë vetë organet e shtetit. Kanë dështuar mekanizmat që i kontrollonin.
Ai thotë këta persona që kanë lidhje me krimin të mos futen. Kush e solli punën deri këtu? Nuk duhet të ishte ngritur sot, por më herët. Në asnjë vend nuk flitet për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë për qytetarët.
Organet e administratës preferojnë të certifikojnë personat që kanë probleme. Një qytetar që vë 3 çadra në plazh i hidhet shteti në shpinë. Tregon që kanë lidhje të caktuara.
Kemi regres nga 2016 e deri më sot.
Shumë objekte të konfiskuara janë prishur.



