Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se vitin e ardhshëm në Pogradec do të zhvillohet Formula 1 e garave botërore të ujit.
Ai shprehet se kjo është pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh.
Mirëmëngjes dhe me Formula 1 të garave botërore të ujit, e cila vjen në Pogradec në korrik 2024, si pararendëse e Formula 1 në garat me makina, që do të vijë në Elbasan pas pak vitesh, kur të kemi përfunduar cirkuitin e kaluar të gjitha testet e kërkuara, ju uroj një ditë të mbarë.
43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë, sepse Shqipëria Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri.



