Një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike është goditur në Dukat të Vlorës, kur policia finalizoi operacionin antidrogë të koduar “Weekends”. Në pranga ra shoferi 71-vjeçar i furgonit, ndërsa u sekuestruan 710 kg kanabis që vlente 7 milionë euro.



