
Ndëshkimet administrative nga Policia Rrugore për drejtuesit e automjeteve, ka bërë që këta të fundit t’i drejtohen Gjykatës Adminitrative. Burime për Tema Tv thonë se në 7 muaj janë mbi 400 masa administrative, kryesisht heqje të lejës së drejtimit të cilat janë rrëzuar nga Gjykata, pasi policia Rrugore nuk ka mundur të provojë pretendimet e saj. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Mit’hat Tola thotë se vendimet e gjykatës i shërbejnë punës së policisë, ndërsa paralajmëron ndryshime ligjore.



