Akuzat rreth Portit të Durrësit/ Rama: Si mund të akuzohen investitorë kalibri për “pazarllëqe Gërdeci”, kompania, një ndër më prestigjiozet në Lindjen e Mesme

Akuzat rreth Portit të Durrësit/ Rama: Si mund të akuzohen investitorë kalibri për “pazarllëqe Gërdeci”, kompania, një ndër më prestigjiozet në Lindjen e Mesme

Kryeministri Edi Rama reagoi sërish të shtunën për akuzat e opozitës në lidhje me investimin që do të bëjë Muhammed Alabbar në Portin e Durrësit.

Kreu i qeverisë thotë se kompania me të cilën po bashkëpunon është një nga më prestigjiozet të Lindjes së Meshme dhe është një mundësi e paçmuar shton Rama që t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës.

Rama thotë në një postim në Twitter e quan “sëkëlldi të madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!”.

Çfarë s’po na dëgjojnë veshët për një prej kompanive më prestigjoze të Lindjes së Mesme dhe një prej investitorëve më të vlerësuar në industrinë globale të turizmit, që është fat, nder dhe mundësi e paçmuar t’i angazhojmë si partnerë të shtetit në Durrës! Eaglegill.com.

Shteti shqiptar ortak me 33% në një investim të huaj s’ka qenë kurrë dhe për këtë kemi negociuar kaq gjatë, e s’i ramë shkurt me ligjin e Shqipërisë 1 €uro siç do kishin bërë përbaltësit tanë pasi t’i kishin kërkuar 33% për vete apo siç e kishin zakon të thoshin “gjys për gjys”!

Po mezi po e pres seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët, se me të shiturit për rubla e me urrejtësit profesionistë të banaqeve mediatike, s’ka të bardhë që nuk kthehet në të zezë dhe s’ka diell që nuk mbulohet me shoshë!’- 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy