Vrasja në Vlorë/ Shpallen në kërkim autorët, pranga dy të rinjve që i ndihmuan (VIDEO)

Vrasja në Vlorë/ Shpallen në kërkim autorët, pranga dy të rinjve që i ndihmuan (VIDEO)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së biznesmenit 29-vjeçar Vasil Dervishaj dy ditë më parë në Vlorë. Dy persona të tjerë janë vënë në pranga për ndihmën që u kanë dhënë autorëve të dyshuar.

Sipas policisë së Vlorës, në kërkim janë shpallur: E.A., 31 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë; dhe A.C., 28 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Vlorë. 

Ndërsa dy të arrestuarit janë Nekid Arapi, 21 vjeç, banues në Vlorë; Amarildo Grembi (Muka), 28 vjeç, banues në Vlorë, të cilët kanë përkrahur autorët e krimit pas ngjarjes.

Policia e konsideron ngjarjen një krim i ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: një armë zjarri kallashnikov model 56, me një krëhër me fishekë; një gëzhojë armë zjarri, model 9 mm; një pjesë predhe armë zjarri e dëmtuar; si dhe një automjet tip “Audi”, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët pasi kanë kryer krimin. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy