Operacioni i SPAK në kampin MEK/ Bregu: Situata më e rëndë e policisë në dy dekada

Operacioni i SPAK në kampin MEK/ Bregu: Situata më e rëndë e policisë në dy dekada

Gazetari Sokol Bregu në 'MCN Live' ka komentuar operacionin e ndërmarrë mëngjesin e sotëm nga SPAK në kampin e muhaxhedinëve në Manzë ku nga këta të fundit raportohet dhe për viktimë, ndërsa policia e mohon. Ai tha se kjo është situata më serioze dhe e rëndë e policisë në dy dekada dhe nëse qoftë dhe një polic i thjeshtë të gaboi përgjegjësia shkon deri lart. Sipas tij, nëse është përdorur arma në këtë territor atëherë ne do të jemi në një pozicion të keq dhe të pafavorshëm. “Për mua është situata më serioze e policisë në dy dekadat e fundit, nuk ka pasur ndonjë situatë më kaotike dhe serioze. Duhet të dimë çfarë ka ndodhur brenda, dhe nëse është ashtu si ata pretendojnë do shoqërohet me largime në radhët e policisë. Një polic po gaboi përgjegjësia shkon deri lart. Gabimet zakonisht bëhen nga policët më të thjeshtë. Për mua është një situatë që skam parë ndonjë situatë më serioze të shtetit sa i përket organit të drejtësisë. Ne e dimë fare mirë që duhen 10 leje speciale për të hyrë në këtë kamp sepse është një mbrojtje super ekskluzive e amerikanëve në Shqipëri, nuk ka një projekt më të madh të amerikanëve se strehimi i muhaxhedinëve në Manzë". Në vijim ai shtoi se nëse është përdorur arma brenda këtij territori dhe pa një ndërmjetësim pa partnerët tanë në këtë bazë atëherë ne do të jemi në një pozicion të keq dhe të pafavorshëm. Sipas tij, duhet të presim një përgjigje zyrtare të policisë sepse kemi të bëjmë me një vend ku media nuk ka shkuar kurrë. “Unë personalisht kam pasur disa kërkesa për të shkuar tek ai kamp, por është refuzuar, është si një sekret më vete ky vend. Dua të theksoj se është vendi më i sigurtë në Shqipëri dhe vendi që ka pasur plane për tu sulmuar. Mos të harrojmë se vitin e kaluar për të takuar këta persona në Shqipëri do vinin lider dhe ish lider që kanë drejtuar vendet në botë. Çdo njeri që vjen takon këtë opozitë të nesërmen Irani i shpall non grata. Është një nga vendet strategjike për lobimin amerikan për ndihmën që ju jep atyre. Nuk është sekret që SHBA janë në një konflikt të hershëm me Iranin dhe 3-4 vite më parë ishte pothuajse gati në një konflikt të armatosur. E parë nga kjo pikëpamje, kam përshtypjen se do jetë një operacion në bashkëpunim me partnerët tanë dhe se besoj se do jetë një iniciativë pa bashkëpunim me partnerët që më pas të krijohet një konflikt i tillë. Për ta janë hedhur miliona dollarë për të zhdukur ata dhe Irani është një nga vendet më të fuqishme të spiunazhit dhe hedh para vetëm për ta. Shqipëria si një vend i vogël kurrë s’ka qenë ndonjë ndihmesë, kjo është pjesëmarrja jonë në një histori ndërkombëtare ku marrim pjesë në këtë lloj forme për ti pranuar ata”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy