Psikologu në shkollat publike “inekzistent”/ Fëmijët: Nuk i njohim (VIDEO)

Psikologu në shkollat publike “inekzistent”/ Fëmijët: Nuk i njohim (VIDEO)

Për nxënësit e shkollave jopublike në kryeqytet prania e psikologut nuk ndihet. Teksa në vëzhgimin tonë këtë të premte ndalemi në shkollën Misto Mame nxënësit nuk e njohin këtë shërbim. Për fëmijët e klasave të treta ky rol është I panjohur pasi asnjëherë nuk kanë dëgjuar apo të jenë takuar me psikologun.

Të vetmit që  thonë se janë takuar me psikologun në shkollë janë këta fëmijë të klasave të gjashta të cilët thonë se kjo ndodhur vetëm në raste zënkash midis nxënësish.

Edhe prindërit konfirmojnë se asnjëherë nuk janë njoftuar në bordet drejtuese për rolin e psikologut apo për orët mësimore dhe aktivitetet që duheshin të zhvilloheshin.

Në sistemin arsimor parauniversitar janë të punësuar 596 punonjës të shërbimit psiko-social. Psikolog numëron 390 dhe Punonjës Sociale 206. Sipas Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar një psikolog/punonjës social mbulon 500 – 700 nxënës. Por ky numër është i pamjaftueshëm duke u krahasuar me 280 mijë nxënës që janë gjithsej në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy