A do të votojë diaspora në 2025? Gjiknuri: Me opozitën kemi rënë dakord për 4 elementë

A do të votojë diaspora në 2025? Gjiknuri: Me opozitën kemi rënë dakord për 4 elementë

Damian Gjiknuri tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se me opozitën është arritur një dakordësi për disa pika kryesore në lidhje me votën e diasporës. Duke vijuar, Gjiknuri tha se grupi i dialogut do të prodhojë një draft i cili do t’i nënshtrohet çdo debati.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndryshimet themelore, të paktën dhe gjërat që kemi dakordësuar dhe me opozitën janë:  Vota e Diasporës do të llogaritet në nivel qarku, një qytetar që adresën e tij të fundit e ka pasur në qarkun e Durrësit dhe tashmë jeton në një shtet europian, vota do të llogaritet ku ka pasur rezidencën e fundit. Do të regjistrohet nëpërmjet një sistemi duke aplikuar në KQZ. Do të ketë një periudhë kohore dhe qytetarët do të regjistrohen. Ky aplikim do të shkojë dhe në zyrat e gjendjes civile dhe do të mundësohet heqja e emrit të tij nga listat në Shqipëri.

Nëse opozita nuk do të bëjë një marrëveshje me mazhorancën nuk kam çfarë bëj. Për votën e diaporës mendoj se kemi gjetur mirëkuptim dhe me opozitën për këto 3-4 elementë. 1. Vota llogaritet në bazë qarku, 2. Aplikimi do të bëhet përmes faqes së KQZ. 3. Kemi rënë dakord që do të jetë me postë. 4. Kemi rënë dakord për një afat ku qytetarët do të bëjnë aplikimin dhe pas asaj kemi përcaktuar dhe parimin që vota që do të vijë do të administrohet në KQZ dhe do të kalojë në qarqet respektive.

Grupi i dialogut do të prodhojë një draft. Drafti do t’i nënshtrohet çdo debati.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy