
Gazetari Andon Kello tha në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se projektligji për amnistinë penale është tërhequr me propozim të PS-së për shkak të mungesës së konsensusit nga palët.
Duke vijuar Kello theksoi se ditën e sotme në rend dite është dhe miratimi i projektligjit për zonat e mbrojtura, gjë që ka nxitur dhe një protestë të shoqërisë civile jashtë Kuvendit.
Ishin 4 projektligje dhe protokolli i marrëveshjes për emigrantët për t’u miratuar. Pika më e nxehtë, amnistia penale duket se është tërhequr me propozim të PS. Shkak është bërë mungesa e konsensusit, e 84 votave që duhen për ta miratuar.
Kemi ndjekur 2 propozime. PD-ja e Bashës dhe grupi i Bardhit janë tërhequr.
Është dhe projektligji për zonat e mbrojtura, për të cilën po zhvillohet një protestë nga shoqëria civile.
Kello bëri me dije se Basha dhe deputetët që e mbështesin nuk kanë ardhur në seancën plenare ashtu siç u paralajmërua ditën e djeshme.



