Hoti: Rama po kapet me thonj pas karriges, protestat do t’i shtrijmë në çdo cep të Shqipërisë

Hoti: Rama po kapet me thonj pas karriges, protestat do t’i shtrijmë në çdo cep të Shqipërisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, thotë se opozita do t’i vijojë protestat. Në një lidhje me Skype, Hoti tha se në protestën e së enjtes, deputetët e përjashtuar do të jenë mes mbështetësve të opozitës. Sipas saj, shqiptarët kanë shumë arsye për të protestuar kundër qeverisë Rama.

Do të ketë vijim të protestave. Do të bllokojmë foltoren nëse na cenohet e drejta e fjalës. Ne gjashtë deputetët e përjashtuar do të jemi aty për të protestuar.

Kjo çështje është një superskandal. Kemi një kryeministër që ka frikë nga e vërteta. Ai ka korruptuar miqtë e tij ndërkombëtare duke i marrë paratë nga xhepat e shqiptarëve. Janë 1000 arsye që kanë shqiptarët për të protestuar. Korrupsioni është në nivele të frikshme. Sot Shqipëria është ndër vendet me korrupsionin më të lartë në Europë. Të rinjtë ikin sepse nuk kanë më shpresë për të jetuar, nuk kanë më siguri dhe shpresë për jetën. Një popull që nuk ka rini është një popull që shkon drejt zhdukjes. Unë do të jem aty me shumë të rinj që nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen këtij regjimi.

Edi Rama po kapet me thonj pas karriges. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Do të ketë protesta në çdo cep të Shqipërisë.

Nuk vijmë në pushtet pa votë. Do të vazhdojmë protestat, kjo është forma me të cilën operon opozita.

Ne kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor. Kushtetua e përcakton qartë kur thotë se ¼ e deputetëve ka të drejtën të ngrejë komision hetimor. Ne kërkojmë me çdo instrument largimin e Edi Ramës. Ai ka korruptuar agjentin e FBI.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy