Birmani, ekzekutohen dënimet me vdekje për katër të burgosur politik

Birmani, ekzekutohen dënimet me vdekje për katër të burgosur politik

Katër persona të dënuar me vdekje janë ekzekutuar në Mianmar të Birmanisë. Këto janë ekzekutimet e para të të burgosurve politikë që nga viti 1980.

Katër aktivistë të demokracisë u ekzekutuan të akuzuar për bashkëpunim në organizimin e akteve terroriste. Një lajm i tillë u raportua nga media shtetërore në Birmani, ku junta ushtarake që rrëzoi qeverinë demokratike të udhëhequr nga Aung San Suu Kyi, ndodhet në pushtet që nga shkurti i vitit 2021.  

Katër aktivistët e ekzekutuar janë ish-deputeti dhe artisti hip-hop Phyo Zeya Thaw, Kyaw Min Yu, HlaMyo Aung dhe Aung Thura Zaw.

Phyo Zeya Thaw, i cili u zgjodh në Lidhjen Kombëtare për Demokraci të Aung San Suu Kyi në vitin 2015, u dënua për organizimin e disa sulmeve të armatosura kundër forcave të sigurisë. Kyaw Min Yu, nga ana tjetër, u shpall fajtor për nxitje të rezistencës së armatosur me mesazhe kritike në rrjetet sociale, ndaj regjimit.

Vendimi për katër aktivistët e ekzekutuar u lexua me dyer të mbyllura gushtin e kaluar dhe ankimimi i vendimit u hodh poshtë në muajin qershor.

Sipas shërbimit në gjuhën birmaneze të transmetuesit të Zërit të Amerikës, të paktën 113 aktivistë janë në pritje të ekzekutimit pas dënimeve me vdekje të dhëna nën regjimin ushtarak të gjeneralit Min Aung Hlain.

Vlerësohet se të paktën 2 mijë njerëz janë vrarë nga regjimi që nga grushti i shtetit në shkurt të vitit 2021. Megjithatë, një numër i saktë nuk konfirmohet ende sepse rezistenca e armatosur është zhvendosur në fshat, duke iu bashkuar në shumë raste milicive etnike të angazhuara për dekada në konflikte me ushtrinë qendrore.

Ekzekutimi nga junta birmaneze i katër burrave, duke përfshirë një ish-deputet dhe një aktivist të shquar të demokracisë, është një akt mizorie të plotë.

Kështu deklaron Human Rights Watch.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy