Vijon zjarri në zonën e Llamanit i favorizuar nga era, dyshohet për zjarrvënie

Vijon zjarri në zonën e Llamanit i favorizuar nga era, dyshohet për zjarrvënie

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme vijon të jetë aktiv në zonën mes Llamanit dhe Himarës, ku flakët kanë përfshirë sipërfaqe të gjera dhe po përhapen me shpejtësi prej rreth dy orësh.

 

Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po favorizon avancimin e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

 

Burime paraprake bëjnë me dije se ekzistojnë dyshime se zjarri mund të jetë vendosur qëllimisht. Megjithatë, shkaqet e sakta do të përcaktohen pas hetimeve që do të kryhen nga autoritetet kompetente.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy