Çmimet e ndërtimit/ Hebovija: Banesa më të shtrenjta pasi janë rritur taksat, shteti të gjej mekanizma për t'i ulur ato (VIDEO)

Çmimet e ndërtimit/ Hebovija: Banesa më të shtrenjta pasi janë rritur taksat, shteti të gjej mekanizma për t'i ulur ato (VIDEO)

Ndër rritjet e çmimit të jetesës në vend, futen edhe ato të ndërtimit, të cilat vazhdojnë të jenë në ngritje. Sa po rriten çmimet e banesave, për një jetesë esenciale dhe të domosdoshme? 

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija, i ftuar në “MCN live”, është i mendimit se me rritjen e taksave dhe tatimeve, dukshëm janë rritur edhe çmimet e banesave.

Sipas tij, shteti duhet të krijojë mekanizma konkretë për ti frenuar këto rritje dhe të ndikoj në uljen e tyre.

Përgjithësisht duke parë rritjen e taksave, tatimeve, ne marrim tashmë banesa më të shtrenjta. Kjo do të ndikoj në çmimin e banesave, normalisht që shteti duhet të ketë mekanizma që të kontribuoj në uljen e çmimeve përkatësisht që të uljen e taksave.

Pra, mekanizma për të frenuar këtë, i kanë në dorë institucionet, jo tani që jemi në këtë krizë, por edhe më përpara.

Ne morëm një iniciativë kur kontratat ishin lidhur para krizës dhe nuk i ndryshuam. Qeveria mori masa për ti frenuar për investimet publike, por çmimet janë rritur jo vetëm për investimet publike, por edhe për ato private, jo vetëm biznesi i ndërtimit e pëson.

Për Hebovijën, shteti duhet ti rishikojë taksat, në mënyrë që të ndihmojë biznesin e ndërtimit privat.

Pa diskutim që duhet rishikuar edhe taksat, për të parë mundësinë e uljes së taksave që janë vënë pa të drejtë, taksat për ndërtimin i kemi dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese, duhet ulje e taksave për bizneset private, nëse ti ja jep biznesit publik, duhet bërë të njëjtën gjë edhe me indeksimin e privatit, njëra industri punon edhe në vepra private.

Për të mbajtur trendin nëse ne nuk e bëjmë, duhet të gjejmë mekanizma për ta mbajtur industrinë e ndërtimit në këmbë, shteti duhet të gjej mënyra për t’ja lehtësuar barrën qytetarëve dhe industrisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy