Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dashamir Xhepën i cili vrau kunatën e tij Lirije Xhepa në 13 shkurt të 2019-ës.
Sipas Prokurorisë Xhepa vrau kunatën e tij për motive xhelozie dhe më pas hodhi trupin e pajetë në ferra.
Trupi i 49-vjeçares, nënë e 4 fëmijëve u gjet në ferra pranë kodrave të liqenit të Sharrës.
Dashamir Xhepa i shpallur në kërkim, u arrestua në një hotel në qytetin e Peshkopisë ku fshihej që prej krimit të rëndë.
“Kishim konflikte për pronat pas ndarjes nga jeta të vëllait tim, na kishte ulur reputacionin e familjes duke krijuar mardhënie intime me të tjerë në fshat ndaj e vrara”-ka deklaruar Dashamir Xhepa, para gjykatës.



