
Kryeministri i ri italian, Giuseppe Conte, mund të shtyjë një takim të planifikuar të premten me presidentin francez, Emmanuel Macron, në Paris, në mes të një krize diplomatike mbi politikën e emigracionit, tha një burim i qeverisë italiane të mërkurën.
Shefi i qeverisë italine është "duke u përpjekur të zbusë tensionet dhe të rifitojë udhëtimin në Paris", tha burimi. "Por në këtë moment kushtet (për takimin) nuk ekzistojnë," shtoi ai, raporton Reuters.
Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, tha të mërkurën se priste një falje nga Macron pasi kishte deklaruar të martën se Roma kishte vepruar me "cinizëm dhe papërgjegjësi" duke mbyllur portet e saj për një anije emigrimi.
Italia thëriti ambasadorin fancez në Romë duke i kërkuar llogari për deklaratat e kreut të Elysee.



