20% e Lezhës nën ujë/ Simoni: Kanali i ujërave në Zadrimë përmbyt disa hektarë tokë bujqësore (VIDEO)

20% e Lezhës nën ujë/ Simoni: Kanali i ujërave në Zadrimë përmbyt disa hektarë tokë bujqësore (VIDEO)

Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Lezhën prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane. 

Korrespondenti Juli Simoni raportoi për “MCN Live” se, përveç përmbytjes në një lagje të qytetit, edhe kanali i ujërave të larta në Zadrimë ka dalë nga shtrati, duke vërshuar disa hektarë tokë bujqësore.

Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke shkaktuar përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”, si dhe në një sipërfaqe prej rreth 11.2 hektarësh. Niveli i ujit ka arritur deri në 40 centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë-Shëngjin.

Ndërkohë, një pjesë e madhe e territorit po përballet me mungesë të energjisë elektrike për shkak të motit të keq. Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës.

Gjithashtu, për shkak të prurjeve të mëdha, kanali i ujërave të larta të Zadrimës në zonën e Kallmetit ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Sipas parashikimeve të motit, priten reshje me intensitet të lartë edhe gjatë orëve në vijim. 

Referuar situatës aktuale, rreth 20% e qytetit të Lezhës ka pasur probleme nga reshjet e shiut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy