Këshilli i Sigurisë/ Begaj: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë

Këshilli i Sigurisë/ Begaj: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë

Presidenti Bajram Begaj ka mbledhur sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare në një takim urgjent me dyer të mbyllura, ku temë kryesore e diskutimit ishte goditja më e fundit në kupolën e inteligjencës shtetërore pas arrestimit dhe hetimit të ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni.

 

 Krahas anëtarëve të përhershëm ligjorë, në mbledhje morën pjesë si të ftuar të veçantë edhe krerët e Prokurorisë së Përgjithshme dhe të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

 

Në mesazhin zyrtar të shpërndarë nga Presidenca, u bë apel i prerë që hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen pa asnjë kushtëzim nga të gjithë akterët.

 

 Kreu i Shtetit theksoi se çështjet individuale të personave të caktuar nuk duhet të kthehen në një krizë të përgjithshme besimi ndaj shtetit dhe institucioneve të sigurisë kombëtare.

 

 

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për të diskutuar çështjet e aktualitetit dhe impaktin që ato kanë mbi veprimtarinë e institucioneve të sigurisë.

Në mbledhje, përveç anëtarëve që përcakton ligji, ishin të ftuar edhe institucioni e Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK-u.

Këshilli diskutoi për situatën dhe masat që duhet të merren nga institucionet për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, bashkëpunimin me partnerët dhe aleatët dhe forcimin e besimit të publikut.

Në takim u konkludua se: 

Për sigurinë kombëtare, institucionet nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin. Ato kanë përgjegjësi të ndryshme, por i shërbejnë të njëjtit interes: sigurisë së Republikës së Shqipërisë. Çdo mosbesim institucional të zëvendësohet me bashkëpunim, koordinim dhe komunikim profesional.

Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë. 

Institucionet t’u tregojnë qytetarëve se sistemi di të korrigjojë vetveten e të mbrojë interesin publik. Detyra jonë është të forcojmë standardet, kontrollin, transparencën, llogaridhënien dhe bashkëpunimin institucional. 

Shqipëria ka institucione, ka partnerë dhe aleatë ndërkombëtarë, ka profesionistë dhe kapacitete. Institucionet e Republikës të punojnë së bashku për të forcuar shtetin, sigurinë kombëtare dhe besimin e qytetarëve.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime. Ai është organ këshillimor i Presidentit të Republikës dhe mbështet Presidentin në ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

 

Në mbledhje, e thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, dhe një pjesë e ministrave; ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ministri i Financave, Petrit Malaj, ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, dhe Enea Karakçi, ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës,  Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

 

Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy