Gjykatësit shqiptarë e serbë pas 10 vitesh, sërish bashkë

Gjykatësit shqiptarë e serbë pas 10 vitesh, sërish bashkë

Gjykatësit shqiptarë e serbë kanë nisur punën sot sërish bashkë pas gati 10 vitesh në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, përkatësisht në objektin e ish-Jugobankës në jug, si dhe në objektin ku ka qenë Gjykata në veri të qytetit.

Ata do të punojnë në kuadër të sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës, ndërsa përveç në jug dhe veri të Mitrovicës, sot kanë filluar punën edhe Njësitë e kësaj Gjykate në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Nikolla Kabashiq, ka bërë të ditur për KosovaPress se në objektin e Gjykatës që ndodhet në jug të qytetit të Mitrovicës, do të funksionojnë Departamenti i Përgjithshëm për kundërvajtje, për të mitur dhe Departamenti i sankcioneve penale, ndërsa, në veri do të funksionojë Departamenti i Përgjithshëm i veprave penale dhe i veprave të rënda penale.

Sipas tij, çdo fillim është i vështirë dhe gjykatësit i pret një punë komplekse dhe afatgjate.

Ai u shpreh optimist se në këtë Gjykatë shumë shpejtë do të fillojw gjithçka së funksionuari në kapacitet të plotë dhe me sukses.

Në anën tjetër, njohësi i fushës së drejtësisë, avokati Musa Damati, tha se është e rëndësishme që legjislacioni i Republikës së Kosovës të zbatohet në tërë territorin e saj.  

Ai ka uruar që si rezultat i marrëveshjeve të tilla diskrete shtetërore, të mos dalë më vonë edhe ndonjë Gjykatë e shkallës së tretë, e cila do të cenonte unifikimin e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, me marrëveshjen e nënshkruar për drejtësi në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, kryetari i Gjykatës Themelore të Mitrovicës është caktuar të jetë serb, ndërsa zëvendësi i tij shqiptar, përderisa kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës është shqiptar, ndërsa zëvendës prokurori serb.

Numri i përgjithshëm i gjykatësve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës do të jetë 14 shqiptarë dhe 11 serbë./KosovaPress/

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy