Dervishi: Nuk e kanë me Belindën, e kanë me Edi Ramën

Dervishi: Nuk e kanë me Belindën, e kanë me Edi Ramën

Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se shkarkimi i zv.kryeministres nga Gjykata e Posaçme është në fakt një goditje ndaj vetë kryeministrit Rama. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, ai u ndal në tre momente që i kanë paraprirë vendimit të sotëm. 

 

Për njërën akuzë është e akuzuar dhe për tjetrën e dyshuar. Për Llogaranë është e akuzuar. Ky detaj duhet marrë parasysh. 

Unë mendoj se e gjithë kjo ka target Edi Ramën. Unë besoj që e kanë me të. Nuk ka marrë asnjë urim për fitoren në zgjedhje. Dërgoi presidentin ne OKB, nuk shkoi vetë, vjen ai që ne e quajmë Eskobari i Trumpit në Ballkan, nuk e takon. 

Rama e emëroi Ballukun, vjen goditja për Llogaranë. Ajo nuk reagon. Dhe vjen pastaj publikimi i dosjes. Media kapi detaje që e godisnin. Sërish nuk ndodh asgjë, nuk jep dorëheqjen. Pastaj vjen goditja numër tre, gjykata e shkarkon. Në këtë moment vjen dhe një dosje e dytë. Nuk besoj se e kanë me Belindën, e kanë me Edi Ramën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy