Drejtori i Mossad-it, David Barnea, u dërgoi një mesazh gjithë atyre që janë të përfshirë në çfarëdo mënyre në sulmet e 7 tetorit në jug të Izraelit, një ditë pasi nënkryetari i Hamasit, Saleh al-Aruri u vra në Bejrut.
Duke folur në funeralin e ish-shefit të Mossad-it, Zvi Zamir, Barnea, duke mos iu referuar drejtpërdrejt vrasjes së zyrtarit të Hamasit, tha:
Çdo nënë arabe duhet të mësojë se nëse djali i saj ishte bashkëpunëtor në masakrën e 7 tetorit , gjaku i tij është në duart e tij.
Dhe sot, kur jemi në mes të një lufte, Mossad, ashtu si 50 vjet më parë, është i detyruar të lajë hesapet me atentatorët që pushtuan... por edhe me organizatorët.
Kjo do të marrë kohë, siç u desh kohë pas masakrës në Mynih, por krahu ynë i gjatë do t’i arrijë kudo që të jenë.



