Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë mbledhjes së Komitetit ndërministor për situatën e krijuar në vend nga përmbytjet, ka deklaruar se situata është në kontoll dhe se nuk ka familje të rrezikuara.
Çako është shprehut se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë të situatës duke filluar veprimin në terren.
Ai raporton se situata është më e ndërlikuar është në Lezhës për shkak të lumit Drin që është i mbingarkuar, por situata gjisesi mbetet në kontroll
“Gjatë gjithë ditës së sotme të gjitha shtabet e mbrojtjes civile në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera, me FA-të, të policisë së Shtetit, strukturat e tjera që kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe është shkëmbyer informacion. Shtabet kanë hartuar planet e masave dhe kanë filluar veprimin në terren. Prezenca e ujit është në disa zona të tokës bujqësore. Banesa të rrezikuara nuk ka. Në qarkun e Lezhës problematik është lumi Drin sepse është mbingarkuar me shkarkimet që vijnë nga Gjadri por situata është në kontroll të plotë. Me ndërhyrjen e Bashkisë së Lezhës është bërë rikuperimi në disa vende e kolektorë. Aktualisht kuotat janë optimale, nuk paraqesin rrezik, nuk ka qytetarë që rrezikojnë, gjithsesi FA-të dhe strukturat e tjera janë në gatishmëri të plotë. Në Shkodër, zona e Oblikës ka një pjesë të konsiderueshme nën ujë. Ka një efekt që vjen nga mbingarkesa e liqenit të Shkodrës dhe Gjadri që shkarkon në Drinin e Madh dhe më tej në Bunë. Kontrolli i kaskadave të lumit Drin është i plotë. Kemi qenë në kontakt me drejtorin e përgjithshëm të KESH, OSHEE-së. Kolektorët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në punë. Është bërë një punë shumë e mirë në pastrimin e kanaleve në nivelit të parë dhe niveleve të tjera. Prezencë uji ka pasur dhe në qarkun e Durrësit”, deklaroi Çako.
Nisur nga situata e rënduar për shkak të përmbytjeve ,është mbledhur Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile për të bërë një pasqyrim të situatës dhe ndërhyrjet që janë bërë për të patur në kontroll situatën.
Rreshjet e dëndura të shiut kanë përmbytur disa qytete dhe zona bujqësore në vendin tonë, kryesisht në Shkodër dhe Lezhë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se aty ku përmbytjet kanë qënë më problematike në Shkodër dhe Lezhë situata është në kontroll.
Peleshi është shprehur se nuk ka familje në rrezik, dhe atje ku është parë një rrezik i mundshëm banorët janë evakuuar.
“Në Shkodër kemi një rritje të nivele të lumenjve, fshati Obot si gjithmon është rrethuar nga uji, mjetet e ushtrisë në dispozicion. Janë evakuuar rreth 100 persona. Me këtë ritëm, rreth 2-3 ditë, hidrocentralet mund të përmbahen në kapacietet e tyre. Situata pranë Lumit Drin është në kontroll. Presim të ketë një rënie të nivelit të lumenjve dhe përmbytjes.Në Vaun e Dejës kemi tre izolime shtëpis, po nuk ka nevojë për evakuuim. FA-të kanë dyfishuar gatishmërinë. Kemi 261 forca të specializuara dhe mbi 1000 forca të tjera në dispozicion të shtabeve dhe qarqeve. 1150 forca nga bashkitë e rrezikuara sot janë të angazhuara. ” është shprehur Peleshi.




