Përplasjet e fundit rreth çështjes së Teatrit Kombëtar, për arkitektin dhe specialistin e Trashëgimisë Kulturore, Kreshnik Merxhani, nuk duhet të ndodhin, sepse përgjigja për të duhet të jetë vetëm restaurimi i objektit dhe se aktekspertiza lidhur me këtë objekt është shumë e paqartë, thotë ai në studion e TvT:
“Ne presim përgjigjë nga gjykata kushtetuese. Nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e një prone, port ë një aseti të trashëgimisë kulturore. Ne kemi qenë present në Komisionin e Ligjeve kur ky akt eskpertimi është kryer. Ata kanë pohuar atëherë dhe pohojnë dhe tani që kanë konstatuar gjendjen, që ka edhe degradim, por kurrsesi nuk flitet për shembje në akt-ekspertimin e parë. Nuk ka sesi bëhet një akt-ekspertim i dytë pa shkuar në godinë. Unë i kam bërë dy pyetje drejtuesit se në cilin laborator të certifikuar e kanë bërë këtë akt-ekspertizë. Ai është pa firma”.
Arkitekt Merxhani sugjeron restaurimin e objektit të vjetër të Teatrit Kombëtar, për vetë faktin se ai si monument kombëtar i takon të gjithë shqiptarëve:
“Ne sugjerojmë restaurimin. Shumica e profesionistëve, arkitektët nuk ka ndarje. Ne jemi për një teatër të ri në një vend tjetër, por duke ruajtur këtë aset të trashëgimisë kulturore. Shpallja si momunent kulture na jep mundësinë për të thithur fonde. Nuk ka më alibi për fondet, pritet të tregohemi të matur. Ai është i të gjithë shqiptarëve dhe ne duhet të bashkojmë përpjekjet për të restauruar”.
Por pse aktekspertiza e vitit 2008 sugjeron vetëm shembjen dhe jo restaurimin? Specialisti i Trashëgimisë Kulturore, Kreshnik Merxhani, ka një përgjigje:
“Degradimi ka disa faza. Nëse do të ecnim me këtë logjikë, kemi shumë qendra të mbrojtura nga UNESCO që kanë shkallë të caktuar degradimi, por duke qenë përfaqësuese të identitetit tonë kombëtar, ndërmerren hapa. Ka institucione të certifikuara për restaurimin. Ka ekspertë të cetifikuar që e kanë vizituar. Nuk kemi parë asnjë dokument që tregon se ka relacion pas heqjes së statusit të monumentit të kulturës”.



