Ministri I Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Administratori I OSHEE-së Adrian Çela, kanë inspektuar investimet që po kryen Operatori I Shpërndarjes në Tiranë. Punimet po kryehen për inovimin e rrjetit elektrik në Laprakë, dhe kapin edhe zonën e Stacionit të Treni, rrugën Jordan Misja, bllokun pranë hipotekës si dhe zonën e Don Boskos.



