
Sindikata e Arsimit të Lartë, ka bërë të ditur sot se nëse nuk do të ketë një përgjigje për kërkesat e pedagogëve deri nesër, ata do të futen në grevë urie.
Pedagogu Luan Myrtaj, tha sot në studion e “MCN live” se greva është fjala e fundit e pedagogëve, në mënyrë që qeveria të reagojë.
Sipas tij, fakti që pedagogët punojnë me 600 mijë lekë të vjetra pagë, duhet ta lëkundte nga karriga kryeministrin, dhe të kontribuonte për një arsim cilësor.
Greva, është arma e fundit qe kemi në dorë për ta bërë qeverinë që të reagojë.
Unë nuk kam mundësi të jem pjesë e grevës, por një pjesë e vogël e kolegëve do të marrin pjesë.
Çdo lloj forme e protestës, duhet çuar deri në fund, pavarësisht se nuk ka ndonjë pritshmëri nga greva e urisë, por thjesht do të jetë një veprim që do të jetë që të themi se i bëmë të gjitha.
Puna është që ajo që nuk kuptojmë, se nuk është se kryeministri është ai që nuk do arsim cilësor, ne jemi një shoqëri e korruptuar në të gjitha shtresat, në çastin që do të kërkonim të bënim një arsim cilësor, pavarësisht se interpretohet se kërkesa jonë e parë është për rritje page, pavarësisht se një pedagog merr 600 mijë l, unë po të isha në karrigen e kryeministrit, nuk do të rrija aty, pa e çuar aty ku duhet pagën.
Pedagogu Myrtaj, vuri theksin edhe te cilësia arsimore, sipas të cilit pjesa dërmuese e studentëve të cilët nuk përkrahin protestën, nuk i duhet një arsim cilësor, por vijnë në fakultete, thjesht për një copë diplome.
Puna është se kur themi dua arsim cilësor, të bëhemi të vetëdijshëm, mbi 60% e studentëve do të na hidheshin në grykë, sepse janë ata që nuk e duan arsimin cilësor.
60% nuk duan dije, por duan një copë diplomë, sikur të mos vinin fare në fakultet, do të jetë akoma më mire, një masë e madhe nuk janë për arsim cilësor.
Myrtaj, “fajëson” edhe disa pedagog që heshtin dhe nuk pipëtijnë para qeverisë.
Kanë faj pedagogët, patjetër që kanë faj, ata ishin këtu ehe para 10, 30 vitesh, kanë heshtur në mënyrë makabre, një pjesë janë larguar nga vendi, demagogjia ka vajtur aty ku nuk mban me, mundësitë reale njerëzore janë shteruar.
Drejtuesit, një pjesë që unë njoh, po të hysh në ligjet shqiptare, i kap me shkelje të sigurta, mjafton të shohësh që janë marrë pedagog me 5-a e me 6-ta, ose kanë të vjedhur doktoratën ose titujt, dhe institucioni nuk ka reaguar.
Fakti që i mbledh Rama në sallë dhe nuk pipëtin njëri, si ka mundësi i rrinë gatitu.
Fakti që edhe prindërit e studentëve nuk reagojnë, ata s’mund të jenë kaq të paditur, fakti që nuk reagojnë, dmth që nuk kanë interes që fëmijët të studiojnë, por të marrin një copë diplomë, d.m.th. është dorëzuar e tërë shoqëria.



