Shqipëria në flakë, Peleshi: 5 vatra zjarri aktive, situata më e rëndë në Selenicë

Shqipëria në flakë, Peleshi: 5 vatra zjarri aktive, situata më e rëndë në Selenicë

Në lidhje me situatën e zjarreve në vend një reagim ka ardhur nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cili ka deklaruar se situata më e rrezikshme paraqitet në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë.

Ai tha se po kryhet edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që tu binden urdhrave në rast se kërkohet evakuimi i tyre.

Kushtet atmosferike, era e fortë në disa raste po vështirësojnë punën e forcave operacioneve në terren, në përballje me zjarret. Problematike është situata në fshatin Dushkarak në bashkinë Selenicë, ku po ndërhyn nga ajri helikopteri i Forcës Ajrore. U bëjmë thirrje banorëve që janë pranë vatrave të zjarrit të evakuohen në rast se kjo u kërkohet nga autoritetet. Nga toka dhe nga ajri po punohet edhe në fshatin Mal Bardhë, në Kurbin. Efektivë të FA janë angazhuar për shuarjen e flakëve në fshatin Vilzë e Bërdicë të Shkodrës, apo edhe në Lam i madh, Bashkia Mat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy