
Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto, është shprehur në një intervistë se Finlanda mund ta gjejë veten të detyruar të ecë përpara në procesin e NATO-s, pa Suedinë.
"Është e qartë se ne duhet të rivlerësojmë situatën nëse oferta suedeze bie në fund," i tha presidenti Haavisto transmetuesit publik finlandez, Yle.
Një ndryshim 180 gradë nga pozicioni i mëparshëm, në të cilin Finlanda dhe Suedia ishin të bashkuara në anëtarësimin e tyre në NATO, të dy vendet janë historikisht të lidhura dhe me një traditë të gjatë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Deklarata e ministrit të Jashtëm finlandez erdhi pasi presidenti turk Rexhep Erdogan përjashtoi mundësinë që Ankaraja t’i japë mbështetje kandidaturës së Suedisë. Një pranim i përbashkët i dy vendeve nordike mbetet "opsioni i parë", por "ne padyshim duhet të vlerësojmë situatën, nëse ka ndodhur diçka që në planin afatgjatë Suedia nuk mund të vazhdojë më", tha Haavisto për televizionin publik Yle, duke shtuar se është "shumë herët për të mbajtur qëndrim".



