Disa persona kanë humbur jetën nga vala e re e bombardimeve izraelite në zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Mes tyre edhe një fëmijë.
Autoritetet gjetën katër trupa nga një shtëpi në kampin Bureij, në qendër të Rripit, shkruan agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Dronët izraelitë sulmuan gjithashtu zonën Saftawi, në perëndim të qytetit të Gazës.
Po ashtu, mediat e huaja raportojnë se Izraeli bombardoi sërish lagjet jugore të Bejrutit gjatë natës.



