
Gazetari Klodian Tomorri u shpreh se sistemi është kompromentuar dhe këto zgjedhje nuk janë çështje lidershipi dhe emrash pasi sipas tij në disa qytete kishte kandidatura të mira.
Ndërkohë më tej ai shtoi se sistemi është aq i kompromentuar në Shqipëri sa edhe po të vendoset Angela Merkel në krye të opozitës, sërish nuk fiton.
Popullsia rezidente në Shqipëri është gati 2 milion e 700, krahasuar me 2019 ka më pak. Duhet të kemi parasysh që kemi një pjesë të popullsisë që nuk jeton këtu dhe jemi në zgjedhje lokale dhe apeli për të votuar është më i ulët. Nuk shoh atë rënie dramatike. Janë në një zgjedhje me një pjesëmarrje relativisht normale. Ajo që doja të thoja është se mesazhi i këtyre zgjedhjeve është se kuptojmë që nuk është çështje lidershipi e emrash, sepse kemi 2-3 qytete që kishte diferenca në aspektin e cilësisë së kandidatëve. Marrim këtu Durrësin, Lezhën dhe Kukësin ku kanë në kandidatura kandidatë me cilësi intelektuale. Nëse ne tani përpiqemi të kuptojmë çfarë do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve është se është kompromentuar sistemi dhe është kompromentuar aq keq aq sa po të marrësh Angela Merkelin ta vendosësh në opozitë këtu nuk i fiton zgjedhjet.



