Dodë Gjergji nga mesha e Krishtlindjes me një mesazh për politikanët e Kosovës

Dodë Gjergji nga mesha e Krishtlindjes me një mesazh për politikanët e Kosovës

Mesha qendrore e Krishtlindjes u mbajt në orët e para të datës së sotme në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, ku u përçuan mesazhe paqeje dhe bashkimi.

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën e Krishtlindjes, iu është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje për vepra të mira e dashuri për Zotin. Ai ka thënë se shoqëria do të ishte më e mirë dhe nuk do të kishte mosmarrëveshje, po të ishin të bashkuar.

Dodë Gjergji ka përmendur mos-krijimin e institucioneve të vendit, ku ka thënë se po rrezikohet fati i popullit. Ipeshkvi i Kosovës ka thënë se për një jetë më të mirë të qytetarëve, ata që kanë përgjegjësi duhet të bashkëpunojnë e të ndajnë përgjegjësitë.

“Po të arrinim këtë nivel feje, këtë hapësirë dashurie dhe këtë mundësi shenjtërimi, atëherë të gjithë ne do të ishim më të shenjtë dhe jeta jonë do të ishte krejt kë ndryshe, por edhe shoqëria jonë do të ishte shumë më mirë, çdo gjë, në mesin tonë nuk do të kishim më të varfër që dimrin e kalojnë pastrehë. Nuk do te kishim konflikte e mosmarrëveshje me njëri tjetrin, e as në mes atyre që bartin përgjegjësi publike ose pushtete politike. Po ashtu, nuk do të shihnim se si rrezikohet fati i popullit dhe si frenohet vullneti i qytetarëve, duke e zvarritur dialogun, por do t’i kishim tashmë institucionet e shtetit e do t’i shihnim duke bashkëpunuar e duke bashkëndarë përgjegjësitë, për një jetë më të mirë të njerëzve dhe të ardhme më të mirë të vendit”, tha Dodë Gjergji

Sot, në ditën e Krishtlindjes prej orës 11:00 do të mbahet meshë po në Katedralen në Prishtinë.

Ndërsa Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren në ora 11:00.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy