Aksidenti në Laprakë, neglizhenca që i mori jetën 28-vjeçares

Aksidenti në Laprakë, neglizhenca që i mori jetën 28-vjeçares

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat autorin e aksidentit të rëndë që ndodhi tri ditë më parë, në zonën e Laprakës në Tiranë, me pasojë vdekjen e një vajze 28-­vjeçare dhe plagosjen e dy personave të tjerë.

Seanca për shtetasin Ervin Bixhi, 26 vjeç, i arrestuar për aksidentin e rëndë mesnatën e 4 janarit, është zhvilluar dje në Spitalin Ushtarak, raporton “Panorama”.

Sipas Policisë dhe Prokurorisë, shtetasi Ervin Bixhi, 26 vjeç, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim mjeti në mënyrë të parregullt. Policia ka deklaruar se ai drejtonte mjetin në gjendje të dehur, mbi normën e shpejtësisë dhe nuk respektoi semaforin në Laprakë, mëngjesin e 5 janarit, kur u përplas me makinën e një efektivi të policisë. Ervin Bixhi udhëtonte me një makinë “Xhip”, kur u përplas me makinën e drejtuar nga oficeri i Policisë, Gjergj Koliqi. Si pasojë e aksidentit të rëndë, mbeti e vdekur shtetasja Xhenis Trebeshina, 28 vjeçe, si dhe u plagos pasagjerja tjetër në makinën e autorit, shtetasja Flavia Furriku, 26 vjeçe.

Nga përplasja e fortë mes makinave, mbeti i plagosur edhe efektivi i Policisë, shtetasi Gjergji Koliqi. Prokuroria ka thënë dje para gjykatës se policia ka dyshime mbi përdorimin e alkoolit dhe shkeljen e semaforit nga i ndaluari, ndërsa theksoi se është në pritje të ekspertizave përkatëse. Nga ana tjetër, si provë është paraqitur videoja e aksidentit, e cila ka fiksuar momentin e përplasjes mes dy makinave dhe çastin kur viktima Xhenis Trebeshina del nga xhami i përparmë i makinës së Ervin Bixhit, pasi siç dyshohet, nuk ishte e fiksuar me rrip sigurimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy