Kllokoqi: Tregu energjetik Kosovë-Shqipëri, mundësi më e madhe për likuiditet. S’konkurron me ato në Ballkan

Kllokoqi: Tregu energjetik Kosovë-Shqipëri, mundësi më e madhe për likuiditet. S’konkurron me ato në Ballkan

Drejtori për Energjitikën & Dizenjimin e tregut për EFET, kompani në Prishtinë, Arben Kllokoqi, për pasjen e një tregu të përbashkët energjetik Shqipëri-Kosovë thotë se ka një ndërlidhje në të gjithë tregjet e Ballkanit, por edhe Europë dhe se ekziston një shkëmbim që bëhet nëpërmjet mekanizmave jo efikase, me kontrata bileterale.

Duke folur për MCN Economy, Kllokoqi deklaroi se Kosovë-Shqipëri do kenë mekanizëm më efikas, nëse arrijnë të integrojnë tregun përmes bursës energjetike ALPEX, mund të përafrohet çmimi, çka sipas tij sjell në rritjen e mirëqenies ekonomike, qoftë të prodhuesve dhe konsumatorëve dhe kjo ndikon pozitivisht.

Por ai tha se nuk mendon se tregu Kosovë-Shqipëri konkurron me ndonjë nga tregjet ballkanike apo europiane, por jep mundësi më të madhe për likuiditet.

Bursa është një platformë që përqendron likuiditetin në kohë, hapet një dritare gjatë ditës për energjinë. Jep një çmim referencë për çdo orë të nesërmen.

Edhe bursat më të mëdha në Europë, aty tregtohet vetëm 10% e gjithë konsumit, ndërsa 90% bëhet me kontrata bilaterale, kontrata të standardizuara, një vit në avancë, muaj në avancë.

Vetëm sasia prej 10% tregtohet në bursa. Funksionon vetëm nëpërmjet bursave ditore. Dhe Kosova dhe Shqipëria kanë detyrim të vendosin këto bursa, se përndryshe nuk lidhen dot me tregun europian.

Ndërlidhja e tregjeve në të ardhme, është me rëndësi të shikohet nëse ka nevojë të investohet ende në interkonjeksionin Kosovë-Shqipëri.

Rëndësi ka që të jemi një treg, një zonë, përderisa ndërlidhja nuk do bëhet vetëm nëpërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy