Haradinaj: Demarkacioni mund të kthehet në pikën zero

Haradinaj: Demarkacioni mund të kthehet në pikën zero

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës se e ka ndryshuar Marrëveshjen mes partive për Projektligjin për Demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas AAK-së, LDK ka ndryshuar marrëveshjen në Komisionin për Politikë të Jashtme. AAK-ja thotë se ndryshimet janë bërë në renditjen e pikës 2, e cila është “Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi si orientim”.

Dje, Haradinaj paralajmëroi udhëheqësit e partive politike se “çdo ndryshim potencial i kësaj marrëveshjeje parimore rreth Projektligjit mund t’i kthej në pikën zero tërë proceset dhe përpjekjet”.

Ndërkohë, në LDK thonë se asgjë nuk ka ndryshuar. Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është shprehur se marrëveshja është po e njëjta e nënshkruar më 22 mars.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy