Ka ditë sfiduese përpara, Izraeli do të kërkojë një çmim të rëndë për çdo agresion.
Një deklaratë e tillë u bë nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një komunikim për mediat në mbrëmje.
Është një luftë mbijetese kundër unazës së raketave terroriste rreth nesh. Që nga fillimi i luftës ne kemi luftuar kundër boshtit të së keqes të Iranit.
U kemi dhënë goditje shkatërruese të gjithë armiqve tanë. Goditëm Fuad Shukr, përgjegjës për masakrën e fëmijëve në Majdal Shams dhe shumë civilëve të tjerë izraelitë.
Ai ishte terroristi më i kërkuar në botë, një nga kontaktet më të rëndësishme midis Hezbollahut dhe Iranit.
Ne kemi mbyllur llogarinë me Shukrin dhe do të mbyllim llogarinë me këdo që tenton të na dëmtojë.
Netanyahu shtoi se Izraeli është gati për çdo skenar edhe pse ka qenë prej kohësh nën presion brenda dhe jashtë vendit për t’i dhënë fund luftës.
Unë nuk jam dorëzuar para atyre kërkesave më parë dhe nuk do të dorëzohem as tani.



